Arsenali ka pësuar humbjen e dytë radhazi në edicionin e ri të Premier League.
“Gunners” janë mposhtur të dielën nga Chelsea në derbin e Londrës me rezultat 2-0 derisa një humbje të njëjtë e pësuan edhe në xhiron e parë nga Brentfordi.
Humbjen nga Chelsea nuk e ka marr si tragjike trajneri Mikel Arteta i cili pas ndeshjes është arsyetuar se skuadra e tij kishte prballë kampionët e Evropës dhe se kjo ishte shumë e vështirë për skuadrën e tij.
“Mendoj se ata ishin shumë më të mirë se ne. Kua ata luajnë së bashku janë më të mirët dhe kjo është arsyeja pse ata janë kampion të Evropës. Kur ata i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion, ata kanë lojtarë të klasit botëror, janë shumë të organizuar dhe kërkojnë shumë brenda 90 minutave”, tha Arteta pas “Sky Sport” pas ndeshjes.
“Mneoj se ne mund të kishim bërë më mirë. Pas një ndeshje të humbur ju i vëreni gjerat që nuk kanë shkuar mirë. Ne duhet t’i ndjekim objektivat tona dhe këtë duhet ta bëjmë me reagimin e skuadrës.”, tha në fund trajneri i Arsenalit.