Juventus e nis keq sezonin në Serie A, merr veç një pikë ndaj Udineses!

Pavarësisht që ishin në epërsi të dyfishtë, “Zonja e Vjetër” barazoi në fund (2-2).

Pas vetëm tre minutave lojë, Paulo Dybala pranoi një top të shkëlqyer nga Bentacur dhe zhbllokoi rezultatin.

Argjentinasi kontribuoi edhe te goli i dytë, duke asistuar për mrekulli te Juan Cuadrado (23′).

Vendasit u këndellen në pjesën e dytë, fillimisht duke ngushtuar epërsinë përmes Pereyra (51′).

Ndërsa, gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Deulofeu barazoi rezultatin (83′).

Në këtë ndeshje, Cristiano Ronaldo hyri si zëvendësues në minutën e 60-të dhe kishte disa gjuajtje, por të pasuksesshme.

Në fund të ndeshjes, Ronaldo realizoi, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim, Juventus renditët në pozitën e shtatë me një pikë, derisa Udinese në të gjashtën me aq sosh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *