Kur Granit Xhaka “bombardonte” portën e Chelseas sezonin e kaluar

Arsenal dhe Chelsea do të përballen në xhiron e dytë të edicionit të ri të Premierligës, në derbin e zjarrtë londinez që premton spektakël.

“Gunners” kishin sezonin më të dobët statistikisht në 25 vitet e fundit sezonin e kaluar, duke mbetur pa futboll europian pas një kohe shumë të gjatë.

Pavarësisht se ata kishin një edicion të dobët, duke u ranguar në pozitën e 9-të tabelare në fund të sezonit, ata i kishin fituar dy përballjet ndaj skuadrës rivale të Chelseas sezonin e kaluar.

Në fakt, “Gunners” arritën t’i fitojnë dy ndeshje vendas dhe mysafir brenda një sezoni ndaj Chelseas për herë të parë që nga sezoni 2003/04 kur edhe ishin shpallur kampion në fund, pa asnjë humbje.

Në përballjen e parë të sezonit të kaluar, Arsenal fituan me rezultat 3-1 në Emirates, në të cilën Granit Xhaka shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, të cilën e ka ripostuar faqja zyrtare e Arsenalit nëpër rrjetet sociale.

Për më tepër shijojeni edhe njëherë “bombën” e Xhakës ishte kyç në këtë triumf të londinezve edicionin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *