Munishi i ashpër me mediat: Kryeni punën si duhet ose nuk ju pres më asnjë sekond

Klubi SC Gjilani nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen e xhiros hapëse të edicionit të ri të cilën klubi gjilanas e zhvilloi ndaj Drenicës.

U raportua se pas këtij barazimi, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi nuk ka dashur të prononcohet për media, megjithatë tekniku i klubit ka dalë me një reagim duke e mohuar këtë gjë.

Munishi ka deklaruar që ai kishte shkuar atje për të dhënë intervistën pas përfundimit të ndeshjes, megjithatë transmetuesit e ndeshjes kishin probleme teknike, dhe për këtë arsye nuk kishte ndodhur deklarata.

Tekniku i nervozuar ka theksuar se mediat dhe transmetuesit e ndeshjes duhet të ngritin profesionalizmin e tyre ose në të kundërtën ai nuk do ti pret më ata për asnjë sekond për ti dhënë deklaratat e tij pas ndeshjes.

Ai ndër të tjera i ka uruar pikën skuadrës kundërshtare dhe gjithashtu i ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin dhe luftën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *