Lazio ka konfirmuar se i ka siguruar të drejtat sportive të tre futbollistëve.
Në listën e transferimeve të klubit italian është edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili transferohet si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Napolin.
Sulmuesi brazilian, Felipe Anderson, është një tjetër futbollist që ka nënshkruar për Bianconcelestët nga West Ham Unitedi.
✍️ We're delighted to announce the signings of @F_Andersoon, @lukaromero_ and Elseid #Hysaj!#CMonEagles ? pic.twitter.com/G81R0bVQsa
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 19, 2021
Nga Mallorca te Lazio është transferuar mesfushori meksikano-argjentinas, Luka Romero.
Në anën tjetër, klubi nga kryeqyteti italian e ka larguar mbrojtësin shqiptar, Sergio Kalaj, i cili ka kaluar te Carrarese Calcio 1908.
Pastaj Nikolaos Baxevanos është huazuar në Rumani te Chindia Targoviste, si dhe Mattia Novella te Monopoli Calcio.