Transferim historik, Pedro kalon nga Roma tek Lazio… këto klube nuk shkëmbenin lojtarë që nga viti 1981

Pedro mbetet në Romë, por transferohet në Lazio.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Giallorossët dhe Biancocelestët kthehen për të kryer një operacion transferimi 40 vjet pas atij të fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Një transferim pa asnjë kosto, i cili do t’i lejojë Romës të kursejë 8 milion bruto për dy sezonet e ardhshme.

Kalimi i fundit nga njëra anë e qytetit në tjetrën – deri më sot – ndodhi në vitin 1981, kur Carletto Perrone kaloi nga Lazio tek Roma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *