Lionel Messi pritet të bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain në ndeshjen e klubit në Ligue 1, në udhëtim ndaj Reims më 29 gusht.
Messi është në procesin e rikthimit të shpejtë në stërvitje pas transferimit të tij në PSG të martën e kaluar, pasi nuk kishte pasur një para-sezon të plotë për shkak të pjesëmarrjes së tij në Copa America dhe largimit të mëvonshëm nga Barcelona.
34-vjeçari po përshtatet gjithashtu me jetën jashtë fushës, pasi ai duket se bashkë me familjen e tij po kërkon një shtëpi të përshtatshme, dhe për këtë arsye nuk do të paraqitet në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Brest të Premten në mbrëmje.
Sidoqoftë, Messi do të debutojë në ndeshjen e ardhshme pas Brest, dhe kjo paraqitje mund të bëhet në pjesën e dytë.