Futbollisti nga Kosova, Ilir Mustafa, është bërë me skuadër të re.
Mustafa i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës turke Ankara Keciorengucu, është transferuar te skuadra nga Kategoria Superiore Shqiptare, Vllaznia e Shkodrës.
Faqja e afërt me klubin “KF Vllaznia Shkodër” e ka konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale.
“Mustafa mund të jetë firma e radhës për Vllaznine. Mesfushori 25 vjeçar nga Kosova duket që ka bindur drejtuesit në provat stervitore dhe tani po mendohet firmosja e kontratës”, shkruhet në njoftim.