Virgil Van Dijk do të vazhdojë të jetë lojtar i Liverpoolit.
Liverpooli ka konfirmuar se Virgil Van Dijk ka firmosur kontratën e re afatgjate e cila do ta mbajë holandezin në “Anfield” edhe për tri vite e gjysmë më shumë, përkatësisht deri në vitin 2025.
Kur u pyet për rinovimin e kontratës, Van Dijk u shpreh tejet i lumtur.
“E mrekullueshme, është një gjë që më bën krenar mua, gruan time, fëmijët e mi dhe familjen time në përgjithësi”, tha ai për “Liverpoolfc.com”.
“E gjithë ajo punë e madhe që kemi bërë deri tani do të vazhdojë dhe mezi pres t’i shoh sfidat e ardhshme çfarë do të sjellin. Jam vërtet i lumtur dhe krenar”, deklaroi Van Dijk.
Kapiteni i Holandës ka bërë 130 paraqitje për Liverpoolin, duke shënuar 13 go