Bodo/Glimt eliminon Prishtinën nga garat evropiane

Prishtina i ka dhënë fund aventurës së saj në garat evropiane duke u eliminuar nga Liga e Konferencës përballë skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt.

Pasi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në “Fadil Vokrri” në Prishtina, skuadra kampione e Kosovës pësoi disfatë me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të zhvilluat të enjten në Norvegji dhe kështu është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani!

Prishtina, me në krye trajnerin Zekirja Ramadani ishte skuadra e vetme që vazhdonte ta prezantonte futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare pasi Drita dhe Llapi ishin eliminuar paraprakisht nga garat evropiane.

Të dy golat për norvegjezët i realizoi Bethein në minutat 19 dhe 79.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *