Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja e Superkupës shkon në vazhdime
Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e finales së Superkupës në mes Chelseas dhe Villarreal.
Rezultati pas 90 minutave ishte 1 me 1.
Ishte Ziyech që i dha avantazhin skuadrës së Chelseas gjatë pjesës së parë, por Moreno barazoi shifrat në pjesën e dytë për 1 me 1.
Ndeshja shkon tashmë në vazhdime, atje ku mund të mësohet fati i fituesit.
Nëse nuk ka fitues as pas vazhdimeve, atëherë fituesi do të përcaktohet me penallti.