Largimi i Romelu Lukakut drejt Chelseat, që pritet të kompletohet së shpejti, e detyron Interin që të hidhet në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas “Radio Radio”, zikaltërit kanë arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e sulmuesit Joaquin Correa.
27 vjeçari ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij prej 70 milionë euro por Interi raportohet se do t’i sigurojë shërbimet e tij për 30 milionë.
Reprezentuesi argjentinas ka shënuar 11 gola dhe gjashtë asistime në 38 ndeshjet e sezonit të kaluar për Lazion dhe në Inter do të ri-bashkohej me trajnerin Simone Inzaghi.