Lionel Messi është duke mbajtur një konferencë për media në ambientet e stadiumit “Camp Nou”.
Ylli argjentinas mes lotësh ka deklaruar se dëshira e tij ishte të vazhdonte me klubin katalunas.
“Isha i bindur të qëndroja këtu te Barcelona. Kjo është shtëpia ime, shtëpia jonë. Doja të qëndroja te Barça dhe ishte plani … dhe sot më duhet të them lamtumirë pas gjithë jetës sime këtu”, deklaroi Messi.
34-vjeçari konfirmoi se problemi për moszgjatjen e kontratës së tij ishte rregulli i La Ligës.
“Kontrata ime e re u përfundua. Të gjitha të përfunduara. Doja të qëndroja dhe kur kthehem nga pushimet, u bë. … atëherë është si e shpjegoi Laporta. Në minutën e fundit, me gjithçka me La Ligën, nuk mund të ndodhte”, tregoi Messi.
PSG-ja pritet të jetë skuadra e radhës e Lionel Messit