Leo Messi është larguar nga Barcelona.
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka konfrimuar të ardhmen e futbollistit.
Ai ka konfirmuar se Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain.
Fjalët e tij janë marrë nga një video gjatë takimit të mbrëmshëm me homologun e tij te Real Madrid Florentino Perez dhe Juventusit Andrea Agnelli.
“Messi do të shkojë në PSG, do të më pëlqente nëse do të kishte qëndruar me ne, por ishte e pamundur,” tha ai në video, sipas Tuttomercatoweb.
لابورتا لصديقي @_nxkhh: ميسي ذاهب إلى باريس سانجرمان ، كنت اتمنى استمراره في برشلونة ولكن ذلك كان مستحيلاً.
الفيديو اثناء اجتماع لابورتا وبيريز وانييلي اليوم pic.twitter.com/otP1opaoTj— محمد الكعبي (@Qatari) August 7, 2021
Kështu ai njoftoi marrëveshjen mes PSG dhe Messit, i cili do të flasë sot në konferencë shtypi.