Koeman reagon pas largimit të Messit

Lionel Messi nuk do të luajë më për Barcelonën, klubin ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët, pse jo dhe më i miri i historisë.

Për largimin e “pleshtit” ka reaguar edhe trajneri i “blaugranave”, Ronald Koeman, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Fjalët e trajnerit holandez sugjerojnë se nuk mund të ketë më kthim prapa.

“Është ende e vështirë ta kuptosh që nuk do të luash më për Barcelonën. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për klubin tonë Leo. Me të vërtetë e shijova sezonin e plotë që punuam së bashku. Jam i impresionuar me etikën tuaj të punës dhe dëshirën për të fituar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *