“Lamtumirë” Inter, Lukaku bën rikthimin e madh tek Chelsea

SportItalia raporton se Chelsea ka mbyllur një marrëveshje me Interin për kthimin e Romelu Lukaku në “Stamford Bridge” në vlerën e 115 milionë euro.

Lukaku duket se do të kthehet te Blutë, të cilët thuhet se kanë mbyllur një marrëveshje me Nerazzurri për sulmuesin belg.

Dy reporterët e SportItalia, Alfredo Pedulla dhe Gianluigi Longari raportojnë se Chelsea ka arritur një marrëveshje me Interin në 115 milionë euro dhe asnjë lojtar tjetër nuk është i përfshirë në transferim.

Raporti pretendon se të gjitha dokumentet do të dorëzohen sonte dhe më pas Lukaku do të lirohet të kthehet në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *