Lionel Messi nuk ka reaguar ende që nga lajmi i largimit të tij nga Barcelona.
Messi dhe Barcelona kishin arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, por klubi spanjoll nuk arriti t’a regjistroj atë si lojtar të tyre pasi rregullat e ‘Fair Play’ financiar të La Ligas nuk e lejuan një gjë të tillë.
Gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, raporton se Messi do të paraqitet nesër në Camp Nou për të folur lidhur me çështjen.
Ja postimi i tij i plotë:
Press conference tomorrow. Lionel Messi will speak from Camp Nou. ??? #Messi #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2021