Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino ishte duke mbajtur një konferencë për shtyp para gazetarëve kur u pyet për të ardhmen e Messit dhe mundësinë që ai të veshë fanellën e PSG-së.
Pochettino deklaroi se klubi i ka objektivat e tyre të merkatos dhe ata janë në dijeni për gjendjen e Messit.
“Jemi të koncentruar për fillimin e kampionatit, nesër PSG luan kundër Troyes, por në të njëjtën kohë klubi po punon për përmirësimin e skuadrës në merkato në mënyrë që të arrijmë objektivat tanë këtë vit”, tha ai.
“Sa i përket Messit ne e dimë gjendjen e tij dhe ne tani jemi të fokusuar vetëm për ndeshjen e nesërme”, shtoi ai.
“Leonardo bashkë me presidentin po punojnë në përmirësimin e skuadrës dhe njëra nga opsionet sigurisht që është Messi”, tha Pochettino.
“Tani ne do të fokusohemi për nesër të bëjmë një paraqitje sa më të mirë”, përfundoi Maurizio Pochettino.