Muriqi fiton besimin e Sarrit, sulmuesi kosovar zgjidhet si zëvendësues i Immobiles, Caicedo do të largohet

Vedat Muriqi ka fituar besimin e trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri.

Sulmuesi kosovar raportohet të jetë zgjedhja e Sarrit për zëvendësuesin e Immobiles.

Sipas “Corriere dello Sport“, Sarri tashmë e ka ndarë mendjen pasi ishte në dyshim se cili nga dyshja Muriqi – Caicedo do të largohen.

Caicedo pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar veror pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2022, kurse Fenerbahçe është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *