Ndërkohë që të gjithë prisnin rinovimin, Leo Messi dhe Barcelona nuk ranë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Ylli argjentinas është larguar zyrtarisht nga ekipi i zemrës, aty ku ka mahnitur botën me futbollin dhe magjitë e tij.
34-vjeçari është lojtar i lirë, ai mund të zgjedhë pa probleme skuadrën e radhës, që ka mundësi të jetë PSG.
Barcelona ka postuar në faqen zyrtare një tjetër video dedikuar kapitenit legjendar.
Imazhet tregojnë rritjen e kampionit nga Rosario me fanellën e Barçës, ekip me të cilin debutoi në vitin 2005. “Nga një djalosh në më të madhin e historisë“, shkruan klubi katalanas mbi video.
From boy to goat. pic.twitter.com/G0JPpPi5WC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021