Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka uruar FC Prishtinën për fitoren kundër Bodo/Glimt.
Prishtina sonte mundi skuadrën norvegjeze me rezultat 2-1, në sfidën e parë të rundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Ky është urimi i presidentit Ademi:
Urime fitorja FC Prishtina ???
Një tjetër mbrëmje magjike e klubeve tona në garat evropiane.
Sonte FC Prishtina na dhuroi emocione të mëdha me fitoren e realizuar kundër skuadrës norvegjeze, Bodo/Glimt, në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës.
Një fitore që përveçse jep shpresa për kualifikim tutje, e rrit entuziazmin tek të gjithë futbolldashësit në Kosovë.
Njëherësh kjo fitore e FC Prishtinës dhe paraqitjet në tërësi të skuadrave tona në edicionin e sivjetmë të garave evropiane dëshmojnë ngritjen e madhe të futbollit tonë.
Me këtë rast e uroj FC Prishtina dhe tifozët “Plisat” për këtë fitore, me shpresë për paraqitje të tillë dinjitoze dhe rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit në Norvegji.
Forca Prishtinë! ??
Me respekt, A.A