Lionel Messi edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Barcelonës.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë.
Megjithatë, kjo ishte një goditje për tifozët e tij të cilët e pritën shumë keq emocionalisht largimin e tij.
Ata tashmë janë mbledhur tek stadiumi “Camp Nou”, atje ku shumë prej tyre shiheshin edhe me lot në sy.