Asnjë skuadër nga Kosova nuk do të garojë në garat evropiane Champions League dhe Europe Cup sezonin e ri.
Kampioni i Kosovës KB Golden Eagle Ylli dhe nënkampioni KB Peja kishin të drejtë të garonin në këto dy gara por nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e aplikimit.
Insporti ka kontaktuar me kryetarin e KB Golden Eagle Ylli, Egzon Fetiu, i cili tregoi arsyen e vetme pse klubi nuk ka aplikuar për garat evropiane.
“Arsyeja e vetme dhe më e madhja pse nuk kemi apliku është mungesa e një palestre adekuate për garat evropiane, kjo ka qenë arsyeja më e fortë, sepse palestra nuk I plotëson kushtet për garat evropiane, nuk e shoh të arsyshme me lujtë në gara evropiane dhe me lujtë në tjera salla.”
Teksa, lidhur zërat se mosaplikimi kishte të bënte me financat, Fetiu tha se këtë vit janë më mirë se vitet e tjera, duke bërë të ditur se arsyeja e vetme pse nuk aplikuan ishte gjendja e palestrës.
“Sa i përket financave besoj që jemi më mirë se vitet e kaluara” – përfundoi kryetari i klubit basketbollistik, Golden Eagle Ylli.
Në anën tjetër katër skuadra nga Superliga e Kosovës: Ylli, Peja. Rahoveci dhe Prizreni 19 do të marrin pjesë në Ligën Unike së bashku me katër ekipe tjera nga Shqipëria.