Harry Kane duket se do të largohet nga Tottenham Hotspurs.
Kane duket i vendosur të përfundojë aventurën e tij te Tottenhami.
Sulmuesi është i uritur të fitojë trofe, e për të arritur një gjë të tillë ai po dëshiron transferimin te Man City.
Sipas “The Telegraph”, Anglezi do të takohet gjatë javës së ardhshme me presidentin e Daniel Levy për ti konfirmuar që të largohet në drejtim të ‘Citizens’.
Drejtuesit e Tottenhamit, nuk dëshirojnë të heqin dorë nga ylli i tyre por dëshira e lojtarit është të largohet menjëherë.
28-vjeçari thuhet se së bashku me Jack Grealish do të jenë dy përforcimet bombastike të kampionëve të Anglisë gjatë këtij muaji.
Përveç Cityt, interesim për anglezi kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Man Utd, por duket se ai është i vendosur të transferohet te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.