Drita e Gjilanit sonte e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj 74 vjeçare.
Nënkampionia e Kosovës do të luajë si mysafire e gjigantit holandez, Feyenoordit në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.
Përballja në Rotterdam vjen pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
https://www.facebook.com/608656956231837/posts/1253583698405823/?d=n
Duke parë se ndeshja do të jetë shumë e vështirë dhe kualifikimi tutje duket i pamundur, Intelektulët, tifogrupi i Dritës i kanë dhënë zemër skuadrës së tyre.
“Të bashkuar thyejmë çdo barrier, të bashkuar drejtë historisë. Forca Drita zemra e qytetit!”, kanë shkruar tifozët gjilanas në faqen e tyre zyrtare.
Ndryshe, Feyenoordi dhe Drita përballen nga ora 20:00.