Televizioni shtetëror i Serbisë tregon arsyen pse u ndërpre transmetimi kur Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë

Pak para luftës finale të xhudistëve në kategorinë deri në 57 kilogramë, Radio Televizioni i Serbisë ndërpreu transmetimin e finales, ku xhudistja kosovare, Nora Gjakova do të luftonte për medaljen e artë, e që në fund do ta fitonte.

Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi nga RTS. Olivera Kovačević, redaktore në atë televizion shpjegoi se pse ndodhi ndërprerja e transmetimit.

“Shumica e gazetarëve tanë në Tokio janë karantinë dy-javore, kështu që transmetimi u ndërpre sepse nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha ngjarjet”, u shpreh ajo.

Nora Gjakova fitoi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe të tretën në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *