Pas Donjeta Sadikut sot në Lojërat Olimpike debuton edhe Olt Kondirolli

Pas debutimit në Olimpiadë të boksieres Donjeta Sadiku, sot debuton edhe dhe notari Olt Kondirollit.

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, u përball me Caroline Dubois nga Britania e Madhe sonte pas mesnate në kuadër të Lojërave Olimpike, ku u diskualifikua me unanium pas votave të gjyqtarëve.

Kurse në 100 metra stil te lirë është Olt Kondirolli që do të fillojë garën në ora 12:07 të mesditës.

Kujtojmë se nga gjashtë atletë kosovarë që kanë garuar, vetëm Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pasur kapacitetin për tu kurorëzuar me medalje. Të dy xhudistet janë shpërblyer me të Artën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *