Werder Bremen fiksohet me dardanët, Rashicën e zëvendëson ylli tjetër i Kosovës

Werder Bremen shiti këtë verë Milot Rashicën te Norwich në Premier League dhe la jo pak boshllëk në sulm, me vushtrriasin, që ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe jo vetëm.

Tashmë që kanë zbritur në Bundesliga 2 ata kërkojnë për një pasues të dardanit dhe sipas Sky Sport kanë rënë në gjurmët e një tjetër djali të trojeve shqiptare: Lirim Kastrati

22-vjeçari sezonin e shkuar e kaloi te Dinamo Zagreb, ku u bë shpejt titullar dhe kontribuoi në skuadër me asiste dhe gola, përveç rrezikshmërisë e konstante në sulm.

Werder Bremen pretendon ta marrë ish-talentin e Shkëndijës së Tiranës në formën e huazimit me detyrim blerje, por nuk është edhe aq e lehtë.

Për momentin pretendimet mes tyre dhe Dinamos janë mjaft larg, por klubet po negociojnë ende dhe nuk mund të përjashtojmë një marrëveshje të mundshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *