Kosova e shtata në botë në renditjen e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Kosova renditet në vendin e shtatë në botë për sa i përket numrit të medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në ditë e parë, Distria Krasniqi i siguroi vendit tonë medaljen e parë të artë, duke arritur kështu edhe një sukses të jashtëzakonshëm personal.

Sot (26 korrik), Nora Gjakova ia solli Kosovës medaljen dytë të artë, e që padyshim se është një sukses historik për vendin, duke arritur triumf të dyfishtë deri më tani në këto lojëra.

Kujtjmë se në vendin e parë në renditje janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 14 sosh, shtatë të arta, tre të argjendta dhe katër të bronzta.

Më pas vjen Kina, me 15 sosh, gjashtë të arta, tre të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Më pas renditen Japonia, Britania e Madhe, Korea Jugore dhe Australia, para Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *