Kosova ka bërë një arritje historike në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” duke promovuar si asnjëherë më parë sportin dhe shtetësinë e saj. Por, në cilin vend është Kosova në këto Lojëra?
Shumë shtete nuk kanë arritur që asnjëherë gjatë historisë të fitojnë ndonjë medalje të artë olimpike.
Pasi Nora Gjakova fitoi medaljen e Artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në xhudo, Kosova ka siguruar edhe medaljen e dytë në këto lojëra dhe të tretën në histori pas asaj të fituar nga Majlinda Kelmendi në Rio.
Deri tash, në ditën e tretë, Kosova është e ranguar në vendin e shtatë në botë, me dy medalje të arta duke e lënë prapa edhe Rusinë, e cila megjithëse ka fituar tetë medalje, vetëm një e ka të artë.
Në vendin e parë është ShBA-ja, që ka lënë në vend të dytë Kinën dhe në të tretin Japoninë.
Më poshtë keni tabelën.