Nora Gjakova ka siguruar finalen e madhe në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, në xhudo.
Xhudistja kosovare ka siguruar medaljen, të artën ose të argjendtën tashmë, teksa ka mësuar edhe kundërshtaren në finale.
Ajo do të ndeshet me francezen Sarah Leoine Cysique, e cila sapo mposhti në gjysmëfinalen tjetër Jessica Klimkait.