Wayne Rooney sërish në telashe. Nuk është hera e parë që ai përfshihet në skandale që kanë lidhje me tradhtinë dhe abuzimet me alkoolin.
Ish-sulmuesi i famshëm i Manchester United dhe kombëtares angleze, i cili drejton Derby County, në kategorinë e dytë të futbollit anglez, si trajner prej muajit janar, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave bionde.
Pamjet janë bërë virale në rrjet nga dy vajzat, të cilat akoma nuk janë identifikuar.
Në video dallohen qartë duke shkëmbyer puthje të zjarrta me ish-sulmuesin e njohur në një klub nate.
Wayne Rooney loves a bird from barrow ? pic.twitter.com/UUkzlqJkgI
— Bibby (@Brad_Bibby99) July 25, 2021
Pas festës radha e hotelit, aty ku Rooney shfaqet plotësisht i dehur dhe pa pikë fuqie.