Sot nën organizim të MKRS-së është bërë përurimi i shtatores së legjendës ssë futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
Në përurimin e shtatores ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti i cili në fjalën e ti tha se Vokrri ishte dhe do të mbëtet një legjendë e madhe e futbollit.
“Dua të flas siç e njoh dhe e mbaj mend unë. Një karrierë brilante në dy forma. Fillimisht, Fadilin e njohim si futbollist të talentuar e të suksesshëm . Fadili ishte krenaria e gjithë Kosovës. Atëherë kur në Kosovë ishin gjërat shumë të vështira, Fadili u shpall futbollisti më i mirë në Jugosllavi. Ai kur e merrte topin afër 16 metërshit i gjithë stadiumi ishte në këmbë e kur shënonte të gjithë ishin në ajër. Kjo shtatore këtu është ai momenti kur Fadil Vokrri e merrte topin në 16 metërsh në shikimin drejt lojtarëve që do t’i driblonte dhe kur ai hynte në 16 metërsh bëhej o gol o penallti”, ka thënë Kurti.