Werner po e konsideron largimin nga Chelsea

Werner mund të largohet nga Chelsea. Ai nuk e ka gjetur veten në Premierligë.

Timo Werner, sipas “90min”, është i hapur për idenë e largimit nga Chelsea pas vetëm një sezoni në Stamford Bridge.

Gjermani ka dështuar të lë gjurmë në sezonin 2020/21, ku është kritikuar shumë për mungesën e finalizimeve, dhe tani është i hapur për të ndërruar ambient.

E ardhmja e tij do të varet edhe nga ardhjet e reja, pasi Chelsea raportohet që e do patjetër një sulmues, objektivi numër një është Earling Haaland i Borussia Dortmund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *