Rey Manaj flet pasi që shënoi tre gola me Barcelonën, ka një kërkesë interesante për bashkëlojtarët

Rey Manaj shkëlqeu me paraqitjen e tij ndaj Gimnàstic de Tarragona.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare debutoi në radhët e ekipit A të katalanasve dhe ishte ylli i ndeshjes, duke shënuar 3 gola në suksesin 4-0 të skuadrës.

Pas ndeshjes ai tha se do ta marrë topin si kujtim dhe se dëshiron që të firmoset nga të gjithë shokët e tij të skuadrës.

“Do të marr topin si kujtim, dua që të ma firmosin të gjithë shokët e skuadrës”, ishin fjalët e para të Manajt pas përfundimit të ndeshjes.

“Dua të vazhdoj të punoj në mënyrë që ndeshja e sotme të mos jetë vetëm një kujtim. Këto ndeshje vlejnë që të gjejmë ritmin. Shfrytëzuam kartonin e kuq në pjesën e parë që të fitonim këtë ndeshje”, tha sulmuesi shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *