Kampioni francez në telashe Lille përjetoi një turpërim tjetër të shtunën, pasi ky lojtarë të tij u përjashtuan me karton të kuq nga një ndeshje miqësore, për shkak se u përleshën mes vete.
Dyshja portugeze Xeka dhe Tiago Djalo i qëruan hesapet mes vete me grushte pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë të një ndeshjeje miqësore kundër KV Kortrijk.
Kjo është tronditja më e fundit që e përjetoi klubi francez, pasi trajneri Christopher Galtier vendosi ta braktiste klubin pak ditë pasi e mposhti PSG-në në garë për titull.
Galtier e mori drejtimin e Nice muajin e kaluar dhe ish-trajneri i Gungamp dhe Bordeaux Jocelyn Gouvennec u emërua çuditërisht si zëvendësues i tij te Lille, pavarësisht ka dy vjet që ai është i papunë.
Gourvennec do ta mbikëqyrë shitjen e shumë prej lojtarëve që ia fituan titullin Lille.
Les lillois Tiago Djaló et Xeka en sont venus aux mains. Les deux joueurs ont été expulsés ! ??? pic.twitter.com/nQwC17KZOE
— As Quinas ?? (@AsQuinasOff) July 17, 2021
Përgatitjet e tij parasezonale u prishën nga përleshja mes Xeka dhe Djalo midis fushës. Besohet se Xeka ishte i pakënaqur me paraqitjen e Djalos në pjesën e parë dhe si pasojë iu vërsul.
Iu desh gjyqtarit të ndeshjes t’i ndajë ata, para se t’i ndëshkonte direkt me kartonë të kuq që të dy.