Broja flet fjalët e para pas kontratës së re me Chelsean: Dua të bëj ndikim te Chelsea vitet e ardhshme

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean.

Broja ka rinovuar kontratën e tij me “Blutë” e Londrës deri në verën e vitit 2026.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë me të firmosur kontratën është shprehur i lumtur.

“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që po nënshkruaj një kontratë të re me Chelsea. Duke ardhur përmes akademisë këtu ishte një moment i veçantë për mua që të bëja debutimin në ekipin e parë vitin e kaluar, para se të fitoja përvojë të mëtejshme në huazim në Vitesse sezonin e kaluar”, deklaroi Broja për faqen zyrtare “chelseafc.com”.

19-vjeçari shqiptar ka shtuar se dëshiron të bëhet lojtar me ndikim te londinezët vitet e ardhshme.

“Unë dua të ndërtoj mbi këto baza dhe me të vërtetë pres që të përparoj dhe të bëj një ndikim te Chelsea në vitet që vijnë”, shtoi ai.

Broja në edicionin e fundit ishte i huazuar te Vitesse në Eredivisie, ku bëri 34 paraqitje.

Ai ndihmoi me 11 gola ekipin holandez duke fituar edhe Kupën e Holandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *