Zyrtare: Elbasan Rashani prezantohet te Clemonte në Francë

Futbollisti i Kosovës, Elbasan Rashani është prezantuar te skuadra e cila u promovua në Ligue 1 të Francës, Clermont Foot 63.

“Clermont Foot 63 regjistron ardhjen e një përforcimi të ri në sulm, futbollistin e krahut të majtë kosovar, Elbasan Rashani, për një kohëzgjatje prej 2 sezonesh”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Rashani mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, ndërsa ka lindur në Suedi.

Ai ka bërë karrierë në klube si Brondby dhe Rosenborg. Rashani është nga emrat që gjithmonë ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

28 vjeçari ka luajtur me Kosovës 16 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *