Drita ka arritur të kualifikohet në rrethin e dytë në Conference League.
Nënkampioni i Kosovës e ka eliminuar Deçiqin pas dy fitoreve në Prishtinë e Podgoricë.
Tani, skuadra gjilanase do të luajë me super ekipin holandez, Feynoord.
Ndeshja e parë do të zhvillohet me 22 korrik në Prishtinë, kurse ndeshja kthyese do të luhet me 29 korrik në Roterdam.