Ivan Balliu vendosi të ndahet me Almerian këtë verë, pas një sezoni shumë të mirë në La Liga 2 dhe ka arritur të bëjë një hap shumë cilësor, duke u ngjitur në La Liga.
Në sezonin e ri Balliun do e shohim të sfidojë Barcelonën e Real Madrid sepse ai ka arritur marrëveshjen me Rayo Vallecano. Lajmin e bën të ditur vetë klubi madrilen
Ish-mbrojtësi i kombëtares ka firmosur kontratë për dy vite. Rayo Vallecano mundi të kthehej këtë sezon në La Liga, pas disa vitesh mungesë.
Balliu është projektuar titullar nëse vazhdon me të njëjtin ritëm.