“Kiricocho”, historia e britmës së Chiellini-t që ndali Saka (Video)

Dihet se futbollit është një sport që ndikohet shumë nga tradita dhe ritet fatsjellëse. Prova e fundit ka ardhur në finalen e Europianit, e zhvilluar mes Italisë dhe Anglisë.

Protagonisti ka qenë Giorgio Chiellini, kapiteni i “Axurrëve”.

 

KIRICOCHO – Chiellini, para penalltisë së Saka, ka bërtitur “Kiricocho”. Donnarumma ka arritur ta presë penalltinë dhe kupa e Europianit është fituar nga Italia. Po cili është kuptimi i kësaj fjale? Për shumë është e panjohur, por nuk është hera e parë që dëgjohet në botën e futbollit.

LEGJENDA – Sipas legjendës, Kiricocho ka qenë pseudonimi i një tifozi të Estudiantes. Një tifoz shumë i famshëm në qytet se i sillte fat skuadrës së tij. Një famë kjo që ka bindur trajnerin e asaj kohe të Estudiantes, Carlos Bilardo, të dërgojë të ndjekë skuadrat rivale të kampionatit. Rezultati? Estudiantes ka fituar titullin në 1982-shin.

DYBALA – Edhe gjatë Argjentinë-Kili të Copa America në 2019-ën, Dybala ia ka bërtitur frazën e famshme Vidal-it pak para se mesfushori të godiste një penallti. Vidal shënoi, por kombëtarja e tij e humbi ndeshjen.

KONFIRMIMI – Ka qenë vetë Chiellini që ka konfirmuar gjithçka, duke i thënë gazetarit të ESPN, Christian Martin: “Përshëndetje Christian, të konfirmoj gjithçka. Kiricocho!”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *