Prishtina i thotë lamtumirë Ligës së Kampionëve, Ferencvarosi fiton me het-trikun e Uzunit

Kampionia e Kosovës në futboll, FC Prishtina është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

“Bardhekaltrit” u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit 1-3 nga Ferencvarosi i Hungarisë.

Ishin tre golat e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzunit që e “fundosën” ekipin kosovar në këtë përballje të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për Prishtinën golin e nderit e shënoi Mendurim Hoti.

Kësisoj, Prishtina aventurën e saj në garat evropiane e vazhdon në Ligën e Konferencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *