Talenti i Prishtinës lëndohet rëndë, dërgohet në spital me urgjencë

Mesfushori i talentuar i FC Prishtinës, Qendrim Zyba ka pësuar lëndim të rëndë në takimin kundër Ferencvarosit.

Zyba pësoi lëndim të rëndë, teksa u largua nga stadium me ambulant drejt spitalit.

Lëndimi i talentit prishtinas ndodhi në minutat e para të pjesës së dytë.

Rezultati momental kur po shënohet minuta e 55-të është 0-1 në të mirë të hungarezëve të cilët shënuan me sulmuesin shqiptar, Myrto Uzunin.

Uzuni nuk e festoi golin dhe kërkoi falje duke i ngritur duart lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *