Pavarësisht që Portugalia u eliminua në 1/16 e finales nga Belgjika, Ronaldo mbeti golashënuesi numër një.
Me pesë gola dhe një asistim, portugezi ishte i pari në listën e golashënuesve.
Pas tij u rendit Patrick Shcick që gjithashtu kishte shënuar pesë gola, mirëpo nuk kishte asistime.
Ndërkohë, Italia fitoi çmimin e Kampionit të Evropës, pasi mposhti Anglinë në penallti (3 – 2).