Kanë përfunduar 90 minutat e rregullta në takimin final të “Euro2020” ndërmjet Italisë dhe Anglisë.
Koha e rregullt prej 90 minutave nuk kanë sjellë fituresin e Kampionatit Evropian, andaj duhen edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta.
Golin e parë e ka shënuar Luke Shaw për “Tre Luanët” në minutën e 2-të.
Italianët u zgjuan nga gjumi tek në minutën e 67-të me anë të mbrojtësit, Leonardo Bonuccit.
Ndryshe, kjo sfidë finale po zhvillohet në “Wembley” të Londrës në praninë e mbi 60 mijë tifozëve.