Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka takuar trajnerin e madh italian, Fabio Capellon.
I pari i futbollit tonë, po qëndron në Londër, ku sonte do të jetë i pranishëm në ‘Wembley’ në finalen e madhe të Evropianit, Itali-Angli.
Ademi, i cili ka pasur disa takime të rëndësishme më krerët të federatave të ndryshme përfshirë edhe kreun e UEFA-së, Çeferin, sot ka takuar edhe strategun e njohur italian, Capellon.
“Me strategun e futbollit, Fabio Capello. Karriera e tij si futbollist dhe përvoja e tij menaxheriale në futboll është enciklopedi në veti!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Facebook.