Argjentina ka mundur 1-0 Brazilin në Maracana dhe është kthyer të fitojë Copa America pas 28 vitesh.
Ky ka qenë edhe triumfi i parë i Leo Messi-t me kombëtaren e tij.
Argjentinasit kanë mposhtur rivalët historikë falë një goli të bu kur të Angel Di Maria-s në minutën e 22-të të pjesës së parë.
Në minutat e fundit të takimit, më saktësisht në të 88-ën, Messi ka patur mundësinë ta mbyllë ndeshjen, por ka gabauar në mënyrë të pabesueshme para portierit Ederson.
Leo ka marrë një asist magjik nga De Paul, por ka humbur ekuilibrin në momentin e fundit. Një gafë kjo që ka mbajtur Brazilin në lojë, por, fatmirësisht për Albiceleste-m, rezultati ka mbetur i pandryshuar.
How did you miss that Messi?!?!?! pic.twitter.com/8LH2SD7I35
— Don Inter Lover ????#19? (@InterIsInMySoul) July 11, 2021