Ndeshja në Europian e fundit për të, futbollisti tërhiqet nga kombëtarja pas 13 vitesh

Futbollisti suedez Markus Berg është tërhequr nga kombëtarja nordike pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Suedia bëri mjaft mirë këtë kompeticion duke dalë e para në grup dhe duke arritur deri në fazën e 1/16-ve, por më pas u eliminua nga Ukraina e Shevçenkos.

Berg nuk arriti të bëhet protagonist dhe kishte planifikuar tërheqjen nga nordikët që në sezonin e kaluar, por e shtyu vendimin për shkak të pandemisë. 34-vjeçari debutoi në vitin 2008 me Suedinë në një ndeshje kundër Turqisë dhe që nga ajo kohë luajti 90 ndeshje dhe arriti të realizonte 24 gola.

Vetë futbollisti reagoi duke shprehur keqardhje për këtë vendim: “E dija që Euro 2020 do të ishte kompeticioni i fundit për mua me fanellën e ekipit kombëtar. Ideja e tërheqjes ishte që vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *