Vuçiq flet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi që kishte me sportistet serbë e ka komentuar edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të shqetësohet për këtë. Ky është sport dhe nuk ka nevojë të bëhet ndonjë veprim politik nëse ballafaqoheni me ta në Tokio.

“Shpresojmë për sukses, fitore dhe gëzime. Ju do të keni konkurrentë nga Kosova, por mos u shqetësoni. Ju bëni sport. Ne jemi me ju”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk ju detyrojmë ta bëni ndonjë veprim politik. Ne do t’ju mbështesemi. Duam që ju të fitoni”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *