Spanja “blindon” Luis Enriquen, por rinovimi kalon përmes Kosovës

Luis Enrique tregoi në këtë Europian se është lideri i vërtetë i kombëtares spanjolle.

Ai do të vazhdojë të jetë trajner i Spanjës edhe në kualifikimet për Botëror, por për të ta siguruar të ardhmen ai e ka një test në këto kualifikime e ku bënë pjesë edhe Kosova.

Pra, nëse Enrique e çon Spanjën në Botëror do të jetë edhe për eliminatoret e Europianit. Gjithçka do të zyrtarizohet në atë moment, kur “Furia e Kuqe” të sigurojë biletën në grupin ku bën pjesë me Suedinë, Gjeorgjinë, Kosovën dhe Greqinë.

Spanja është e para në grupin B me 7 pikë, pas 3 ndeshjeve të luajtura (fitore me Kosovën dhe Gjeorgjinë) dhe barazim me Greqinë. Enrike duhet t’i fitojë tri ndeshjet e tjera që luhen në 2, 5 dhe 8 shtator për të siguruar kualifikimin në Botëror dhe zgjatjen e kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *